Ja sa shkon numri i vik*timave nga tërmeti në Izmir


Numri i vik*timave nga tërmeti në Turqi u rrit në 51 ndërsa rreth 900 të tjerë thuhet të jenë lënduar. Sipas DailySabah lajmin e bëri të ditur të dielën, nën-presidenti turk, Fuat Oktay.

Ndërkohë, gjatë ditë së djeshme Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, tha se rreth 5,000 personel shpëtimi janë mobilizuar në terren. Ai shtoi se 17 ndërtesa u shembën në Izmir si pasojë e tërmetit, përderisa përpjekjet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar në tetë prej tyre.

Në anën tjetër, guvernatori i Izmirit, Yavuz Selim Kosger, iu tha gazetarëve se katër ndërtesa u shkatërruan plotësisht si pasojë e lëkundjeve.

Baby Boo