Shkëndije Mujaj flet për ndryshimin e saj drastik pas mbulimit me shami: Ishte një zgjedhje e lirë!


Të gjithë e kujtojnë si vajzën provokative që postonte në rrjetet sociale foto se*ksi dhe top*less. Mirëpo jeta e Shkëndije Mujajt ka ndryshuar pasi ajo vendosi të mbulohej me hixhab dhe t’i përkushtohej Zotit. Ditën e sotme në një videomesazh në “Abc-në e mëngjesit” Shkëndija u shpreh se ka qenë një zgjedhje e saj dhe se ndihet e lumtur për vendimin që ka marrë.

“Nuk dua ta përmend jetesën që kam bërë përpara tashmë i përkas diçkaje tjetër jam tek besimi që kam në Zot. Dhe pse nuk kam shumë eksperiencë në këtë drejtim për mua ka qenë një zgjedhje e lirë. Nuk kam si të flas unë për mbulesën dhe të mos flas për besimin se është diçka e kotë.

Pas kësaj mbulese fshihet një besim dhe dashuri ndaj ndihem mirë. Për fat të mirë jetoj në një shtet ku nuk jam ndjerë asnjë sekondë e paragjykuar. Unë nuk e kam parë këtë eksperiencë negative. Sa i përket shoqërisë kam patur shumë komplimente, me të vërtetë jam shumë e lumtur dhe ndihem e privilegjuar.“, u shpreh ajo.

Baby Boo