Nxehet politika në kohë pandemie, BDI dhe VMRO-DPMNE kundër thirrjes për mbledhjen e Parlamentit


BDI dhe VMRO-DPMNE janë kundër thirrjes së seancës urgjente për mbledhjen e parlamentit. Në debatin e mbrëmshëm të emisionit Click Plus, Artan Grubi tha se nga LSDM e kanë informuar vetëm se e kanë nisur iniciativën, por jo edhe për përmbajtjen e saj.

Grubi gjithashtu tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti dëshiron vetëm të respektohen procedurat dhe mos të ketë keqpërdorime si në të shkuarën.

“Ne si parti politike as lideri jonë Ali Ahmeti nuk ka asnjë problem përveç se të respektohet procedura, rregullorja, kushtetuta dhe ligjet në këtë vend, dhe të mos vendosen ca precedencë të cilat nesër mund të keqpërdoren në situatat të ndryshme siç i kemi parë në të shkuarën”, tha Artan Grubi, BDI.

Remzi Mehemdi nga ASH thotë se BDI nuk do rikthimin e Kuvendit për shkak se mund të mos i shkojnë disa gjëra për dore.

“Ndoshta mund të mendoj se përmes funksionimit të këtillë ku qeveria në mënyrë më të drejtpërdrejt dhe të shpejtë mund të sjellë disa akte me fuqi ligjore. Ajo mendon që mund të jetë më tepër e përfaqësuar, ndërsa nëse shtrohet një debat më i gjerë në kuvend mund të mos I shkojnë ca gjëra për dore ashtu siç përpiqet t’i përdorë edhe në këtë kohë krize për poentime politike dhe për politika ditore”, tha Remzi Mehmedi, ASH.

Nga ana tjetër Muamed Zekiri nga LSDM thotë se lideri i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski nuk I lejon deputetët t’i bashkëngjiten kësaj iniciative, sepse sic u shpreh, ka frik se mund t’i shkaktojnë probleme, ngase shumicën e deputetëve të tanishëm nuk i ka në listën e zgjedhjeve të ardhshme.

“Mua më habit fakti pse deputetët e opozitares VMRO-DPMNE nuk janë këmbëngulës dhe nuk I bashkëngjiten iniciativës, në raste të këtillë. Ose kanë urdhër nga kreu i partisë së tyre që të mos e bëjnë një gjë të tillë duke pas parasysh se pjesa më e madhe e deputetëve aktual nuk janë në listat për deputete për zgjedhjet e ardhshme, kështu që mund ti shkaktojnë problem andaj edhe nuk I lejon”, tha Muamed Zekiri, LSDM.

Deputeti Grubi mendon se unifikimi i partive është bërë kundër BDI-së.

“Është një çik i çuditshëm gjithë ky unifikim i partive”, tha Artan Grubi, BDI.

Baby Boo