Zjarri shkrumbon një banesë në fshatin Grecalli të Fierit. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës flakët përpinë gjithçka në pak minuta.
Në momentin e zjarrit në banesën e Trifon Gjikës nuk ka pasur familjarë, ndërsa dyshohet se flakën ia vuri nusja e djalit të tij për shkak të konflikteve në familje. Ajo është grindur më herët me bashkëshortin dhe vjehrrin.
Banesa është djegur plotësisht duke bërë që familja të dalë në qiell të hapur. Shuarja e flakëve në kohë ka bërë që të shpëtojnë nga zjarri banesat e tjera aty pranë.