Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi dhe Siri arriti në 20 mijë


Numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore të hënën tani është rreth 20,000, sipas një numri të rishikuar lart nga autoritetet lokale.

Sipas presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, numri i të vdekurve në Turqi është 16.546.

Media shtetërore siriane, duke cituar ministrinë e shëndetësisë të vendit, raportoi 1,347 të vdekur dhe 2,295 të plagosur, por vetëm në zonat e kontrolluara nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad.

Në zonat e kontrolluara nga rebelët kundër regjimit, vlerësohet se deri më tani janë gjetur të vdekur 2000 njerëz.

Sot, katër ditë pas katastrofës, në këto zona mbërriti autokolona e parë me ndihma humanitare.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në deklaratën e saj tha se gjashtë kamionët bartin pajisje për ekipet e shpëtimit si dhe batanije, dyshekë, tenda dhe llamba diellore, furnizime që mbulojnë nevojat e 5000 njerëzve.

Dje, një përfaqësues i OKB-së paralajmëroi se furnizimet e Organizatës në Sirinë veriperëndimore mezi mjaftojnë për të ushqyer 100,000 njerëz për një javë.

Baby Boo