Britaniku që publikoi mesazhet e Arta Nitaj: Nuk i pëlqeu që e refuzova, më tha gay


Youtuberi britanik Teddy Grey pas publikimit të imazheve dhe bisedave eksplicite të modeles shqiptare Arta Nitaj, mori një vëmendje jashtëzakonisht të madhe në mediat e vendit tonë.

Pas të gjithë zhurmës që bëri dje, ai sot do të na sqarojë në detaje të gjitha ndodhitë lidhur me sherrin të cilin pati me modelen shqiptare Arta Nitaj.

Në një intervistë të shkurtër për Expuls.mk, Grey sqaroi në detaje, nga njohja me modelen, kontaktet, e deri tek arsyeja e publikimit të imazheve dhe biseave eksplicite.

Grey tha se njohja me Artën erdhi nëpërmjet një shoqeje të përbashkët por që nuk dolën bashkë kurrë.

“Njohja ime me Artën erdhi përmes një shoqeje të përbashkët, mirëpo nuk dolëm bashkë kurrë. Ajo ishte e paguar për një takim, i cili nuk u realizua kurrë. Nga aty ajo shprehu qartë pëlqimin për mua, por unë nuk tregova aspak interes, gjë që e zemëroi atë jashtëzakonisht shumë”, u shpreh Tedy Grey.

Teddy më pas thotë se Arta, pasiqë ai nuk shprehu fare pëlqim për të, nga bisedat që kishin pasur, ka filluar të flasë për mënyrën se si burrat e trajtojnë atë duke i cilësuar si “derra”.

“Ajo filloi të më flasë për mënyrën se si janë burrat në të vërtetë duke i cilësuar si “derra”, por sa për irroni të fatit si mund ti quaj në këtë mënyrë, kur ajo vet u’a ka shitur trupin e saj burrave të tjerë, dhe duke vazhduar të postoj foto gati lakuriq, si mund që ajo ti fajësoj burrat për mënyrën se si ata sillen. Ajo tregon, jo vetëm nga veprimet e saja, por edhe ndaj shumë gjërave të tjera, se nuk e ka problem të seksualizohet nga meshkujt kur kjo i sjell para”, tha më tej Teddy.

Ndër të tjera, si përfundim për të gjitha arsyet e sherrit, Teddy tha se Arta e ofendoi me fjalë të rrënda, ngase ai nuk i dha aspak vëmendje asaj, duke u sulmuar kështu në një mënyrë të paarsyeshme.

“Pas të gjitha ndodhive, unë nuk u mora fare më me hipokrizinë e saj, dhe në vend që të sqarohej si një e ritur ajo kaloi në ofendime duke më thënë “gay i ndyrë” dhe më pas më bllokoi. Unë kam një grua dhe 2 fëmijë, kështu që lidhja me Artën nuk më interesoi kurrë. Fakti që nuk i kushtova kurrë vëmendje e lëndoi aq shumë egon e saj, saqë ajo u sulmua në mënyrë të paarsyeshme”, përfundoi Teddy Grey.

Baby Boo