Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën tejkalon shifrën 6 milionë


Numri i personave të shëruar në mbarë botën nga coronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 6 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri më tani në botë betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 6.032.985 persona.

Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (1.164.680), Brazili (916.147), Rusia (422.931), India (359.896), Kili (245.443), Irani (191.487), Italia (190.717), Gjermania (179.800), Peru (178.245) dhe Turqia (175.422).

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi.

Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 519.083 persona ndërkohë shifra e rasteve të konfirmuara ka arritur në 10.810.307.

Baby Boo