Baton Haxhiu: Vjosa do shuhet si histori turpi, është produkt njëpërdorimësh i Kurtit


Gazetari dhe publicisti kosovar, Baton Haxhiu, në një tekst autorial të publikuar në “Albanian Post” ka kritikuar skajshëm presidenten Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit ka qenë e ashpër në përgjigjen që i ka kthyer presidentit të Francës për punën e vizave, duke thënë se nëse ndodh shtyrje e liberalizimit, një gjë e tillë do të nënkuptonte “vdekje të dialogut një herë e përgjithmonë”.

Haxhiu thotë se një deklaratë e tillë e presidentes Osmani nuk është thjesht e pamatur, por e tmerrshme që bëhet nga presidentja e shtetit. Gazetari Haxhiu thotë se deklarata e Osmanit përmban edhe tone kërcënuese ndaj një superfuqie si Franca.

Tutje Haxhiu ka kritikuar presidenten Osmani se është sjellë si shërbëtore e kryeministrit Albin Kurti që nga dita e parë e mandatit të saj dhe s’ka ndërmarrë asnjë hapë të vetëm në dialog, i cili po shkon tepër keq me Kurtin në krye.

Në fund të këtij shkrimi, Baton Haxhiu thotë se Vjosa Osmani është “një produkt njëpërdorimësh në politikën e Albin Kurtit”, që pas përfundimit të këtij mandati ajo do të shuhet në koshin e turpit të historisë së Kosovës./Express/

Baby Boo