“Nuk më intereson’’ Gjon i përgjigjet Alketës, e cila tha se këngëtari ishte jashtë date


Gjon Muharremaj bëri krenarë të gjithë shqiptarët me performancën e tij në Festivalin Evropian të Këngës duke përfaqësuar Zvicrën.

Kohë më parë ai kishte zbuluar se kishte pasur dëshirë të përfaqësonte Shqipërinë, por organizatorët e Festivalit të Këngës e kanë lënë jashtë.
Pas kësaj ka qenë Alketa Vejsiu, e cila drejtonte Festivalin atë vit kur Gjon donte të merrte pjesë.

“Gjoni ka qenë jashtë date atëherë për pranimet’’,
‘’Ishin bërë zgjedhjet e artistëve dhe ishte jashtë kohe ardhja e këngës dhe për më tepër në frëngjisht. E kam kontaktuar personalisht sepse e konsideroj një talent me një zë dhe stil unik, por ishim jashtë kohe’’, ka thënë mes tjerash Alketa.
I ftuar në ‘’Wake up’’ Gjoni nuk u lëshua pa u pyetur rreth kësaj.

“Nuk më intereson shumë’’. Kjo puna ‘jashtë datës’, ok. Nuk e kisha dëgjuar këtë, tani po e dëgjoj. Tani s’dua të bëj skandal, asgjë. S’e kam problem. Zvicra më pranoi dhe jam shumë krenar. S’kam problem me asnjë, jam i lumtur që u bë Eurovisioni. Për mua kjo është histori e vjetër, le të shkojmë përpara’’, u shpreh Gjoni.

Baby Boo