Nuk kanë fund tërmetet, një tjetër i fortë në Juglindje të Shqipërisë, epiqendra ishte në…


Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë dhe juglindjen e Shqiërisw para disa minutash.

Shpërthimi me magnitude 4.4 pasoi një tjetër tërmet që goditi Greqinë në mëngjes dhe që u ndje edhe në jug të Shqipërisë.

Tërmeti e kishte epiqendrën rreth 27 km nga Trikalla dhe rreth 230 km nga kryeqyteti Athinë. Tërmeti shkaktoi rrëshqitje të dheut në rrugët rurale, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ANA-MPA.

Epiqendra ishte në një thellësi prej 1.8 kilometrash, sipas një lexim paraprak të Institutit të Gjeodinamikës të Athinës.

“Gjysma e vendit u trondit”,- tha Lekkas, një prej drejtuesve të Sizmiologjisë në vend.

“Edhe pse zona ku ndodhi dridhja nuk paraqet sizmizëm të rëndë, mund të ketë dëmtime në shtëpitë e vjetra në fshatrat Pindos.

“Situata është nën kontroll dhe ne monitorojmë zhvillimin e aktivitetit”,- shtoi ai.

Lëkundjet e tij janë ndier edhe në juglindje të Shqipërisë, në Korçë, Gjirokastër etj.

Baby Boo