Ngjarje e rëndë në Hungari: Një shofer i garave rally u përplas me publikun dhe vret katër persona dhe lëndon 30 të tjerë


Katër persona u mbytën sot, duke përfshirë një vajzë, dhe të paktën 30 u lënduan kur një makinë doli nga rruga dhe goditi një grup spektatorësh në një gare makinash në veriperëndim të Hungarisë.

Një video që është shfaqur tregon automjetin duke rrëshqitur, shoferin duke humbur kontrollin, një re pluhuri që krijohet pas tij dhe më pas përplasja fatale.

VIDEO
Makina përplaset në publikun

Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur gjatë një gare automobilistike mes qyteteve Labatlan dhe Bayo pranë Danubit, ka thënë policia, raporton portali hungarez 24.hu.

Fatkeqësisht, mediat hungareze raportuan se në mesin e të vdekurve ishte edhe një vajzë e mitur. Në aksident ka marrë pjesë një automjet tip “Skoda Fabia”.

Të gjitha shërbimet emergjente janë dërguar menjëherë në vendin e aksidentit. Tetë autoambulanca dhe katër helikopterë të shpëtimit janë dërguar në ndihmë të të plagosurve, por fatkeqësisht katër prej të plagosurve nuk kanë mundur të shpëtojnë.

Gjithashtu thuhet se në mesin e shtatë të plagosurve janë edhe dy fëmijë, njëri prej të cilëve është i plagosur rëndë. Për momentin nuk dihet nëse spektatorët kanë qëndruar në vend të sigurt, gjë që do të përcaktohet nga hetimet e mëtejshme.

Gara u ndërpre menjëherë.

Baby Boo