“Nuk kam bërë ndërhyrje”, klinika estetike numëron “punimet” me foto para dhe pas të Bora Zemanit (FOTO)


Bora sapo ka mbushur 30 vjeç, ndërkohë që është nënë beqare e një djali, lidhjen me të cilin e ka shumë të fortë.
Ajo, ka shkëlqyer në festën e ditëlindjes, ku kishte shumë të ftuar VIP si Arbana, motrat Hoxha, Olti Curri etj, e ku kanë kënduar djemtë e “Three Dots”.
Bora ka shkëlqyer e tëra, ajo thotë se nuk ka bërë asnjëherë botox, por një qendër estetike ka bërë një përshkrim të ndërhyrjeve të mundshme që ka kryer Bora.

Ndërhyrjet estetike të Bira Zemanit

Ndërhyrjet estetike të Bora Zemanit-2

Për ilustrim është edhe një foto e moderatores shumë kohë më parë. Falë ngjarjeve të fundit, dhe trekëndëshit të dashurisë, Bora është shndërruar në një nga personazhet më të ndjekur të rrjetit, ku gjatë ditës së djeshme arriti dhe një milion ndjekës në Instagram!
A i mungoi ish-partneri në këtë ditë speciale teksa të gjithë ishin pranë saj? Mesa duket jo! Në një intervistë për “Prive”, Bora është shprehur:

“Ishte dhe një nga arsyet pse doja ta organizoja në mënyrë të tillë. Në këtë 30 vjetor ndihem shumë e përmbushur. Kam afër vetes familjen, miqtë e mi të ngushtë, miq të tjerë që i kam njohur gjatë rrugës dhe ndihem shumë e lumtur që kanë ardhur të gjithë. Tregon një shenjë respekti për njëri-tjetrin. Jam shumë e lumtur, nga të gjitha anët ndihem e përmbushur plotësisht”.

Baby Boo