Nuk ka përjashtime/ Nusretit i ndalohet pjesëmarrja në finale të US Open Cup


Kuzhinieri më i famshëm në botë, Nusret Gokce e bëri një veprim të ngutshëm dhe të ndaluar në finalen e Kupës së Botës duke e marrë trofeun që e fitoi Argjentina dhe duke bërë video me të dhe me lojtarët jug-amerikanë.

Ndërkohë, “Salt Bae”, që është pseudonimi i tij, i është ndaluar pjesëmarrja në finalen e US Open Cup, respektivisht finalja e kupës në futboll për shkak të sjelljes së tij në finalen e Kupës së Botës, shkruan “Gazeta Express”.

Nusret u kritikua me thyerjen e rregullave pasi e mori trofeun dhe më pas u injorua nga Lionel Messi, i cili mezi ia zgjati dorën.

Në një seri videosh të publikuara në Instagram, manjati i “steakhouse” e ndërpreu festën e lojtarëve si Angel di Maria, Cristian Romero e Lisandro Martinez, të cilët po pozonin me trofeun e Kupës së Botës, duke e lënë treshen të habitur me veprimin e tij.

Nusret është kuzhinieri më i njohur në botë, ndërsa është parë duke u takuar dhe duke bërë video me sportistët më të njohur në botë, por edhe me personalitete të tjera të rëndësishme.

Baby Boo