Dëmshpërblimi i depozitëve nga Eurostandard banka do të jetë i njëfishtë, data e pagesës do të publikohet …


Fondi për sigurim të depozitëve informoi se dëmshpërblimi i depozitëve deri 30.000 euro për personat fizikë në “Eurostandard banka” do të paguhet në mënyrë të njëfishtë, ndërsa do të mund të ngriten mjetet nga dita kur të fillojë pagesa.

Deponenti për dëmshpërblim do të ketë në dispozicion 36 muaj, respektivisht tre vjet nga dita e fillimit të pagesës. Pas skadimit të kësaj periudhe, deponentët, respektivisht trashëgimtarët e tyre, të cilët për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur ta realizojnë të drejtën për dëmshpërblim, pagesën e dëmshpërblimit do të mund ta realizojnë përmes fondit për sigurim të depozitëve.

“Veçmë po përgatitet shpërndarja e deponentëve nëpër banka-paguese dhe do të përgatiteten vërtetimet për depozit, me qëllim që procesi i pagesës së dëmshpërblimit të zhvillohet maksimalisht efikas dhe thjeshtë. Gjatë ditëve të ardhshme do të kumtohet data, kur do të fillojë pagesa”, thonë nga Fondi për sigurim të depozitëve.

Baby Boo