3-vjeçari me shenjë 10 centimetra në qafë dhe në ballë, mjeku: Në spital erdhi pa shenja jete


Lidhur me enigmat e vdekjes së 3-vjeçarit në kopshtin privat të Fierit, prindërit e tij kanë takuar mjekun e urgjencës, që priti fëmijën. Ai thotë se fëmija ka mbërritur pa shenja jete në spital dhe me një shenjë rreth 10 centimetra si shirit në qafë.

Mjeku: Fëmija të ka ardhur pa shenja jete dhe me dy reanimatorë nuk u kthye dot në jetë. Jo me një, po me dy. Fëmija ka qenë pa shenja jete dhe këtë e ke të shkruar edhe në kartelë d.m.th. Çfarëdo lloj problemi, gjithë çfarë ka ndodhur atje, ty fëmija të ka ardhur pa shenja jete këtu. Më vjen keq, që po ta them kështu…

Mamaja e Noas: Edhe kur mbytesh vjell?

Mjeku: Jo! Kur mbytesh, nuk mund të vjellë një, që mbytet.

Mamaja e Noas: Po këtë po të pyes, se ne na është thënë, që është mbytur. Prandaj po të pyesim…

Mjeku: Si është mbytur? Me çfarë është mbytur, kur ai kishte shenjë? Keni shenjë tek pjesa e fytit. Atë pjesë duhet ta japë mjeko-ligjor raportin! Ke një shenjë gati 10 centimetra në fyt. Çfarë është kjo shenjë? Është shenjë. Shenjë shtrëngimi, po se çfarë, ajo ju takon atyre ta thonë! Shenjë rrypi, shenjë nga çdo gjë mund të jetë. Shikojeni, se e keni mbi 10 centimetra. Dakord? Më vjen keq, që jua them…

Ndërkohë edhe mjeko-ligjori i Spitalit Fier, që ka asistuar në autopsinë e fëmijës, tregon për shenjën në grykë tek fëmija dhe dy shenja në pjesën e ballit.

Mamaja e Noas: Jo unë desha të dija shenjën, që ke parë ti tek djali, duke qenë se ti ke qenë brenda! Vetëm këtë shenjë ka pasur? Të vërtetën! Unë jam nënë dhe dua t’i di vetëm për ta qetësuar shpirtin! Ajo shenja e qafës ishte e prerë, apo thjesht mbytje dhe…

Mjeku ligjor: Nuk është e prerë. Është thjesht një shirit i kuq, që duket në pjesën e përparme të qafës. Edhe ato n.q.s të them, që kanë qenë si pulla tek pjesa e ballit dhe ato n.q.s kanë qenë, do shikohet përmbajtja e trurit nga brenda.

Me teper ketu

Baby Boo