Nuk i pëlqeu ushqimi: Siriani rrahë kuzhinierin e Qendrës së Azilit në Lipjan


Gjatë ditës së djeshme një sirian është arrestuar pasi ka rrahur kuzhinierin në Qendrën e Azilit në Lipjan.

Sipas Policisë, e gjithë kjo ka ndodhë si pasojë e një fjalosje të çastit rreth ushqimit.

“Një sirian është arrestuar në fshatin Magure të Lipjanit, pasi i njëjti deri sa ishte në Qendrën e Azilit në Magure kishte kanosur me fjalë dhe kishte goditur me këmbë veturën e kuzhinierit”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Baby Boo