Gjermani që e solli Qeveria e Kosovës në KEK do të paguhet 12 mijë euro në ditë


në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) për nënshkrimin e kontratës më kompaninë gjermane për “Angazhimi i ekspertëve për inspektimin dhe riparimin e dëmeve të krijuara në turbinën e shtypjes së ulët të njësisë B2 në TCB”.

Kosova B2 vazhdon të jetë jashtë funksionit shkaku i prishjes së turbinës me datën 14 dhjetor.

Gjermani që e solli Qeveria në KEK do të paguhet 12 mijë euro në ditë

Zyra e prokurimit të Korporatës Ektroenergjetike të Kosovës (KEK), sot ka bërë njoftim në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) për nënshkrimin e kontratës më kompaninë gjermane për “Angazhimi i ekspertëve për inspektimin dhe riparimin e dëmeve të krijuara në turbinën e shtypjes së ulët të njësisë B2 në TCB”.

Kosova B2 vazhdon të jetë jashtë funksionit shkaku i prishjes së turbinës me datën 14 dhjetor.

Për të sanuar dëmet, zyra e prokurimit të KEK-ut ka lidhur kontratë me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë me kompaninë “GE Steam Power Service France Representative Office in Kosovo”. Kjo kompani është kontraktor i rregullt i KEK-ut që merr kontrata me procedurë të negociuar edhe për rregullimin vjetor të turbinës.

Vlera e tërësishme e kontratës në mes KEK dhe kompanisë do të jetë 248 mijë euro.

Është raportuar se në përbërje të kompanisë gjermane, e cila ka shumë degë nëpër botë, do të jetë vetëm një ekspert i cili më shumë do të asistojë tek inxhinierët e KEK-ut.

Ekspertiza e tij do të paguhet rreth 12 mijë euro për një ditë, ose 248 mijë euro për 21 ditë, pasi për kaq ditë është paraparë që edhe kontrata të ketë validitet.

Vlera e parashikimit të kontratës nga ana e KEK ka qenë 200 mijë euro, por kompania gjermane nuk është pajtuar më këtë shumë. Kësisoj vlera është rritur edhe për 48 mijë euro.

Baby Boo