‘Nuk dua një grua që të bëjë punët e shtëpisë’, Ardian Bujupi flet për partneren e tij


I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, këngëtari Ardian Bujupi nuk kishte si të shpëtonte as nga pyetja nëse është në një lidhje dashurie.

Si është vajza ideale për ty?                 

Duhet të jetë e respektuar dhe e aftë. Unë kam qejf që me femrën time të arrij dhe më shumë, që ajo të më këshillojë, të më kryejë disa punë. Nëse kam një biznes, ajo e merr një pjesë të biznesit, unë një tjetër. Unë besoj që njerëzit kanë arritur shumë lart, e kanë gjetur një grua që i suporton, nuk dua një grua që të rrijë tek shtëpia dhe t’i kryejë vetëm punët e shtëpisë.

Baby Boo