Nuk besonte në ekzistencën e Covid-19, burri alarmohet kur virusi i merr jetën gruas së tij: Nuk mund ta ndryshoj të kaluarën


Një burrë nga Florida i cili mendoi se coronavirusi ishte një mashtrim e humbi së fundi gruan e tij nga sëmundja e COVID-19. Sipas medieve të huaja Brian Lee Hitchens dhe gruaja e tij Erin kishin lexuar pretendime të ndryshme në internet mbi pandeminë dhe mendonin se virusi ishte i fabrikuar ose edhe i ngjashëm me gripin e zakonshëm.

Të dy nuk i ndoqën udhëzimet shëndetësore madje as nuk kërkuan ndihmë kur u sëmurën në fillim të muajit maj. Brian u shërua por gruaja e tij 46 vjeçare u sëmur rëndë dhe vdiq këtë muaj nga problemet e zemrës të cilat iu komplikuan nga virusi.

Erin e cila kishte edhe probleme ekzistuese shëndetësore vuajti nga astma dhe nga çrregullimi i gjumit. Brian i tha BBC News se do të dëshironte që të kthehej pas dhe të dëgjonte këshillat që në fillim dhe shpreson që gruaja e tij do e falte atë. “Ky është një virus i vërtet që i prek njerëzit ndryshe. Megjithëse nuk mund ta ndryshojë të kaluarën do mendoj që të bëjë zgjidhje më të mira në të ardhmen” shpjegoi Brian.

Baby Boo