NPK “Tetova” për mungesën e ujit: Nga nesër presim të stabilizohet situata


Pas publikimit të lajmit për mungesën e ujit të pijshëm në një pjesë të Tetovës, për problemin është deklaruar Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”.
Kanë treguar shkaqet e restrikcionit dhe kanë premtuar se nga nesër situata do të stabilizohet.

“Sektori ujësjellës dhe kanalizim, pranë “NPK Tetova”, ju informon se si rezultat i ndërprerjes së linjës kryesore të Leshnicës dhe për shkak sanim defektit ditëve të kaluara kemi pas problem me furnizim me ujë për pije për disa pjesë të qytetit. Sepse kemi rënie të sasisë së ujit për pije, nga nesër presim të stabilizohet situata”, njoftuan nga NPK “Tetova”, transmeton TV21.

Ndërkaq paraprakisht publikuam lajmin se shumë banorë të lagjeve, kryesisht të qendrës së Tetovës, ankohen për mungesën e ujit.

Baby Boo