Nora dhe Melinda me të ftuar special në projektin e tyre


Disa muaj më parë u konfirmua se dy këngëtaret e njohura për publikun, Nora Istrefi dhe Melinda Ademi, janë drejt bashkëpunimit për një projekt muzikor. E si u bë që do t’i bashkojnë forcat, dyshja na ka befasuar mjaft shumë, duke qenë se rrall herë kanë ndodhur bashkëpunime nga këngëtarët që kanë zhanër të kundërt këndimi.

Por, pa dyshim që Istrefi dhe Ademi do të sjellin diçka që do të jetë hit.
E në mesin e dyshes do të ketë dhe një të tretë, i cili është i njohur në estradën shqiptare. Ai ka me të dy këngëtaret bashkëpunime që kanë marrë goxha klikime në YouTube.
Është ky Asdren Gjikolli, Gjiko, e pa dyshim pritet të vijë diçka “bom*bastike” nga treshja e bashkuar.

Baby Boo