Virusi korona po ikën, por pasojat mbeten! Stardellova: “Nuk e dimë nëse korona i shtoi rastet me kancer”


Situata me Covid-19 është qetësuar, por ky virus ka lënë pasoja të ndryshme te pacientët që kanë qenë të infektuar. Në Klinikën për gastroenterohepatologji në periudhën e kaluar janë regjistruar një numër i madh i pacientëve me komplikime post-covid, tregon drejtoresha Kalina Grivçeva-Stardellova.

”Kemi pasur pacientë me pankreatit post-covid, pacientë post-covid me mosfunksionim të mëlçisë të manifestuar me verdhëz dhe rritje të enzimave të mëlçisë. Kishte pacientë me gjakderdhje nga zorra e trashë dhe nuk kishte ndonjë arsye të veçantë për këtë sepse virusi prekte edhe enët e gjakut. Ka pasur shumë pacientë pas vdekjes, por shpresoj se do të mbetet histori”, theskoi Kalina Grivçeva-Stardellova, drejtoreshë e Gastroenterohepatologjisë.

Numri i personave të diagnostikuar me kancer është rritur shumë dhe kjo mund të jetë pikërisht pasojë e virusit korona, vlerëson Stardellova. Ajo theksoi se edhe gjatë krizës me pandeminë edhe pse klinika ka qenë qendër covid, vazhdimisht kanë trajtuar pacientët me probleme të mëlçisë dhe organeve të tjera.

“Ajo që është gjendje reale, e diskutuam pak më parë, disi paraqitje e shpejtë e kancerit te pacientët që potencialisht mund të diagnostikohen me kancer, këtu ka një moment, qe nuk e dimë a ishte covidi ai qe shkaktoi këtë rritje, gjithsesi këtë do ta tregojë koha dhe studimet shkencore, megjithatë ne këtu nuk i mbyllem dyert, këtu gjatë gjithë kohës ishte përplot me pacientë”, pohoi Kalina Grivçeva-Stardellova, drejtoreshë e Gastroenterohepatologjisë.

Përndryshe në 5 vitet e fundit në Klinikë janë diagnostikuar 355 persona me kancer në mëlçi. “Qytetarët duhet të bëjnë kontrolle të rregullta sistematike me pasqyrë të plotë laboratorike për të parë nëse ka mundësi potenciale për t’u prekur nga ndonjë sëmundje e mëlçisë. Nëse keni ndryshime ose yndyrë në mëlçi, drejtoresha Stardellova porosit, që të bëhet monitorim i vazhdueshëm për 6 muaj ose një vit.

Baby Boo