Noizy ndalohet në Vermicë nga Policia e Kosovës, kjo është arsyeja


Rigels Rajku apo i njohur me emrin artistik Noizy është arr*estuar në territorin e Kosovës.
Mediat kuptojnë se hip hop artisti i njohur shqiptar është arr*estuar në në pikën kufitare në Vermicë mbrëmë nga Policia e Kosovës. Deri tek ndalimi i tij ka ardhur pasi Noizy ka pasur një urdhëresë të gjykatës.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, por pa cekur emrin e artistit nga Durrësi.

“Shoqërohet një person me urdhëresë të gjykatës. Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë”.
“Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Baby Boo