Kongresi i ASH-së – Kush janë përfaqësues të BDI-së në këtë kongres


Faton Ahmeti, Sekretar i Përgjitshëm i BDI-së dhe Artan Ziberi deputet i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë përfaqësues në kongresin e ASH-së që po zhvillohet sot në Pallatin e Kulturës në Tetovë informon Tetovasot.

Në Kongresin e 3-të të jashtëzakonshëm të Aleancës për Shqiptarët do të zgjidhet sot kryetari i kësaj partie .
I vetmi kandidat është ushtruesi i detyrës së kryetarit aktual, Arben Taravari. Ndryshe gjashtë muaj më parë, kryetari i atëhershëm i ASh-së, Ziadin Sela dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të partisë për shkak të rezultateve të zgjedhjeve për Këshillin në Komunën e Tetovës.

Baby Boo