Njihuni me “flotën” e re të Policisë së Shtetit (FOTO)


Gjatë një aktiviteti ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministri Sandër Lleshaj, Ministria e Brendshme prezantoi flotën e re të makinave të Policisë së Shtetit.

Në total janë 134 autovetura dhe 30 motoçikleta që përfshihen te investimet në pajime nga ministria, të cila Lleshaj i cilësoi si shumë të rëndësishme për forcimin e rendit dhe sigurisë.

Ndërkohë nën moton “Siguri, Inovacion, Progres”, për Policinë e Shtetit priten investime edhe për trajnimin, edukimin dhe arsimimin e efektivëve.

24 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Baby Boo