Njihuni me bosin e ri të drogës, jepen 6.5 milionë dollarë për kokën e tij


Nemesio Oseguera Cervantes i njohur dhe si “El Mencho” është lordi i ri i drogës më i kërkuari në Amerikën e Veriut pasi autoritetet amerikane dhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur një shpërblim prej 6.5 milionë dollarë për kokën e tij.
Sipas agjencisë amerikane dhe autoriteve meksikane ai është numri një pasi arrestimit të Joaquim Guzman “El Chapo” dy vjet më parë, ish kapoja i kartelit Sinaloa.

Paul Crain, ish drejtues policie në Meksikë thotë se “El Mencho” “ka një ushtrim me mijëra djem të këqinj”

52 vjeçari dikur ka qenë oficer policie në Meksisë, dhe tani drejton një kartel që u rrit në momentin e rrëzimit të kartelit të El Chapos në 2016 arrestimit dhe ekstradimit të tij në SHBA ku do të përballet me akuzat për vrasje, trafik droge dhe pastrim parash.

Karteli i tij ka provuar se është më i mirëorganizuar dhe më i pamëshirshëm sesa karteli i Sinaol.

“Ndryshe nga kartelet e tjera ata funksionojnë si organizatë paraushtarake”, tha Craine për New York Post. “Ata janë si një dorë e hekurt që kanë kontrollin e shtetit Jalisco në perëndim të Meksikës.”

El Mencho ka vendosur rrugët e kartelit të tij në SHBA, Europë dhe Azi dhe po përhapet me shpejtësi në Chicago dhe në botë raporton WLS-TV

Në 2015 urdhëroi një seri sulmesh ndaj forcave të sigurisë në Jalisco. Thuhet se kanë sulmuar stacionet e benzinave dhe bankat dhe ka urdhëruar anëtarët e kartelit të rrëzojë një helikopter ushtarak me granata me raketa, njoftoi New York Post.

Autoritetet meksikane deklaruan javën e kaluar se do i shtojnë 1.5 milionë dollarë shpërblimit prej 5 milionë dollarë që ka vënë në dispozicion Departamenti Amerikan për këdo që do të ndihmojë në arrestimin e El Menchos.

Gruaja e El Menchos, Rosalinda Gonzalez Valencia, u arrestua në maj, dhe punonte si administratorja e të ardhurave të kartelit.

“Nuk kam dyshim se El Mencho do të kapet por dhuna në Meksikë nuk do të ndalet deri në momentin kur qeveria të forcojë seriozisht ligjin dhe t’i japë fund korrupsionit” tha Craine.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/njihuni-me-bosin-e-ri-te-droges-jepen-6-5-milione-dollare-per-koken-e-tij-568962/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Baby Boo