Pronari i Kompansië Vezë Sharri, Arben Abdurrahmani sot priti zv.kryeministrin e Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmanin. Abdurahamani u shpreh se me marrjen e ftesës së Maqedonisë për në NATO është krijuar siguri e madhe për bizneset ku menjëherë kanë lidhur bashkëpunimi me tetë kompani të huaja për të rritur prodhimin. Sipas Abdurahmanit në 5 vitet e ardhshme tetë kompani do të prodhojmë mishë pule për KFC ku vlera e investimit do të jetë mbi 30 milionë euro edhe atë do të ketë mbi 2 mijë punësime.
“Me hyrjen e Maqedonisë në NATO, hapet një treg i madh për bizneset tona, tani më nuk jemi të izoluar, tani më çfarë biznesi të fillosh do të kesh sukses, pasi me hyrjen në NATO, krijohet siguri e madhe për ne biznismenët. Me nënshkrimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe hapja e dyerve të NATO dhe BE-së për Maqedoninë neve na janë ofruar disa investitorë – aksioner të huaj dhe të vendit ku ne kemi vendosur deri sot së bashku me tetë aksioner të tjerë të fillojmë të prodhojmë mishin e pulës për KFC që do të hapet në Kosovë – Shqipëri dhe Maqedoni një investim mbi 30 milionë euro dhe mbi 2000 të punësuar” u shpreh pronari i kompanisë Vezë Sharri.
Nga ana tjetër zv/kryeministri Osmani u shpreh se Vezë Sharri paraqet shembull vërtetë pozitiv të implementimit të standardeve evropiane në industrinë e Maqedonisë, duke pas parasysh se kompania është një prej të paktave që ka shfrytëzuar mundësinë, dhe ka siguruar leje për eksport të vezëve për konsumim në tregjet e Bashkimit Evropian, si dhe ka shfrytëzuar pjesë të fondeve IPARD për zhvillim rural.
“Sot kemi vizitë posaçërisht interesante të fermës së shpezëve “Vezë Sharri”, që paraqet shembull vërtetë pozitiv të implementimit të standardeve evropiane në industrinë e Maqedonisë, duke pas parasysh se kompania është një prej të paktave që ka shfrytëzuar mundësinë, dhe ka siguruar leje për eksport të vezëve për konsumim në tregjet e Bashkimit Evropian, si dhe ka shfrytëzuar pjesë të fondeve IPARD për zhvillim rural” – theksoi Osmani në fjalën e tij para mediave.
Në vazhdim ai shtoi se, kjo kompani në vitin 2016 ka realizuar projekt në shumë prej rreth 500.000 eurosh prej të cilave më shumë se gjysma janë mjete nga IPARD, me çka është pajisur me makina për përpunimin e mishit sipas standardeve evropiane. BE-ja këtë mbështetje financiare e jep me qëllim të intensifikimit të proceseve të arritjes së konkurrencës më të madhe, përmes arritjes së standardeve të BE-së, në cilësi, shëndet, siguri të ushqimit, shëndetit të kafshëve/shpezëve dhe mjedisit jetësor etj.