Njëzet vjet nga vdekja e ish-presidentit Boris Trajkovski


Sot shënohen 20 vjet nga vdekja e ish-presidentit, Boris Trajkovski.

Ai humbi jetën në një aksident ajror, i cili ndodhi në 26 shkurt të vitit 2004, kur po udhëtonte për në një konferencë ndërkombëtare në Mostar.

Përveç Trajkovskit, kanë vdekur edhe zëdhënësja Dimka Ilkova Boshkoviq, këshilltarët Risto Blazhevski dhe Anita Lozanovska, përfaqësuesi i MPB-së Mile Krstevski, truprojat Ace Bojinovski dhe Boris Velinovski, si dhe pilotët e aeroplanit.

Presidenti Stevo Pendarovski sot në ora 12:00 do të vendos lule në vendprehjen e përjetshme të presidentit Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit.

Sonte me fillim nga ora 20:30 në Operën dhe Baletin Kombëtar do të mbahet manifestimi përkujtimor në të cilin do të mbajë fjalimin e tij presidenti Pendarovski.

Baby Boo