Njeriu i shërbimeve ruso-serbe në krah të Dimitrievskit në Kumanovë


Ivan Stoillkoviç ndryshe i njohur si njeriu i afërt i presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq është parë sot në krah të kryetarit aktual të Kumanovës njëherit kandidat i pavarur Maksim Dimitrievski.

Stoillkoviç është kryetar i Partisë Demokratike Serbe në Maqedoni, subjekt ky në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Viteve të fundit është angazhuar maksimalisht për prishjen e raporteve Maqedoni e Veriut-Kosovë ndërsa dyshohet edhe për lidhjet e tij të ngushta me shërbimet ruse që qarkullojnë në Ballkan.

Stoillkoviç ka zyrtarizuar publikisht mbështetjen e partisë së tij dhe serbëve të Kumanovës ndaj Dimitrievskit në zgjedhjet e 17 tetorit.

Baby Boo