Një tjetër person arrestohet nga incidenti në sheshin “Skënderbeu” në Shkup (VIDEO)


Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se është arrestuar edhe një person për incidentet që ndodhën ditë më parë tek Sheshi Skënderbeu. Bëhet fjalë për R.A (29) nga Shkupi. Ai dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Nga ana e zyrtarëve policor është kryer bastisje në shtëpinë e tij ku është gjetur arma, ndërsa në koordinim me Prokurorin Publik, kundër R.A është ngritur kallëzim penal për veprën “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. Personi sot është nxjerr para Gjykatësit të procedurës paraprake.

Gjithashtu edhe gjate ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme ka arrestuar 5 persona të cilët sot kanë gjuajtur me mjete të forca drejt Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ditë më parë Prokuroria ngriti akuza për 12 persona ndërsa gjykata i vazhdoi masën e paraburgimit. 9 akuza ishin për pjesëmarrje në turmë e cila kryen vepër penale, ndërsa 3 akuza për nxitje të rrezikimit të përgjithshëm.

Ndërkohë, ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, sot përsëri përmes rrjetit social FB ka bërë thirrje që protestuesit të sillen në mënyrë të denjë dhe të protestojnë në mënyrë paqësore. Ai thotë se çdo qytetarë ka të drejtën e tij demokratike të shprehë pakënaqësitë e tij mirëpo përmes protestave të qeta. Ai bën thirrje që të mos përdoret dhunë, mos të ketë tensione dhe gjuhë të urrejtjes.

OLIVER SPASOVSKI MINISTËR I MPB-SË
“Të nderuar qytetarë. Nëse doni të shprehni të drejtën tuaj deomkratike në protestë, apeloj këtë ta bëni në mënyrë të denjë dhe të qetë. Zyrtarët policorë do të jenë në detyrë për sigurinë e qytetarëve dhe objekteve vitale, e me qëllim shmangjen e ngjarjeve të pakëndshme”. Pres që rendi të respektohet maksimalisht, në frymën e vlerave evropiane të cilat duam ti integrojmë në shoqërinë tonë dhe të cilat paraqesin lëvizës për përparim të të gjithë qytetarët, shtoi Spasovski.

Baby Boo