I digjet hambari me bagëti fermerit nga Odri!


Pesëdhjetë e katër vjeçari A.E. nga Odri i Tetovës dje (1-korrik) në SPB Tetovë ka raportuar se kishte shpërthyer zjarr në zonën e fshatit dhe se zjarri kishte kapluar hambarin e tij për bagëti, si dhe një sipërfaqe me bar të thatë dhe grurë të mbjellë, në pronësi të 47-vjeçarit B.L. nga i njëjti fshat.

Me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes në Tetovë, zjarri është lokalizua. Nuk ka persona të lënduar, kurse inspektimin e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.
Rasti është duke u sqaruar.

Baby Boo