NJË TIFOZ I MESSIT BËN VETËVRASJE PAS ELIMINIMIT TË ARGJENTINËS NGA FRANCA


Monotosh Halder, një 20-vjeçar, tifoz i flaktë i Lionel Messit dhe kombëtares së Argjentinës, ka bërë vetëvrasje në Bengalin Perëndimor, pas humbjes së “Albicelestes”, nga Franca në 1/8 e finales me rezultat 4-3, kanë raportuar mediat e huaja.

Halder që nuk kishte lënë ndeshje pa përcjellur gjatë këtij Botërori, të shtunën në mbrëmje pas humbjes së Argjentinës, ishte mbyllur në dhomën e tij nga e cila nuk doli më.

Të dielën në mëngjes, pas shumë tentimeve, prindërit e tij nuk mundën ta hapnin derën dhe telefonuan policinë. Pas ardhjes së tyre në vendin e ngjarjes, u gjet trupi i pajetë i Hadler, i cili kishte varur veten.

“Djali im nuk ka pasur ndonjë sëmundje. Ai ka qenë tifoz i Argjentinës dhe që nga fillimi i Botërorit është ngujuar para televizorit, duke shikuar ndeshjet. Pas humbjes së Argjentinës nga Franca ai ishte shumë i mërzitur. Por ne kurrë nuk e mendonim se do të bënte një gjë të tillë”, ka thënë babai i tifozit

Baby Boo