Maqedoni e Veriut, po mobilizohet i tërë sistemi shëndetësor në luftën kundër koronës


Ministria e Shëndetësisë kumtoi se kapacitetet në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile dhe Spitali i përgjithshëm i qytetit “8 Shtatori” përmes sistemit të rotacionit janë përforcuar me kuadër mjekësor me qëllim të ballafaqimit më të mirë dhe më të shpejtë me koronavirusin. Bëhet fjalë për 54 mjekë dhe infermiere të cilët janë sistemuar nga institucionet publike shëndetësore nga mbarë shteti.

“E kemi mobilizuar tërë sistemin shëndetësor për më shpejtë ta tejkalojmë edhe këtë valë. Me përfshirjen e ekipit shtesë dukshëm do t’ua lehtësojmë punën dhe do t’u ndihmojmë të punësuarve në këto dy institucione në ballafaqimin me kovid-19. Dua t’i porosis të gjithëve, t’i dëgjojmë mjekët tanë, të mos grupohemi, të mbajmë maskë dhe shpesh t’i pastrojmë duart. Duhet të jemi të vetëdijshëm se vetëm prej nesh varet. T’i respektojmë masat pa përjashtim”, ka thënë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Në funksion është vendosur spitali i montuar, ku janë të akomoduar tre pacientë. Ky spital është tërësisht i pajisur dhe ka kapacitet prej 72 krevate shtesë, si pjesë shtesë e Klinikën infektive, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë./Portalb

Baby Boo