Një shkencëtar therr me thikë kolegun vetëm pse ky i fundit i tregonte për fundin e librave


Një shkencëtar në një vend të largët të Antarktikës therri me thikë kolegun e tij sepse i kishte ardhur në maje të hundës që i tregonte si përfundonte libri.

Sergey Savitsky,55, dhe Oleg Beloguzov, ishin lexues të pasionuar për të kaluar vitet e vetmuara gjatë katër viteve të ashpra së bashku, shkruan dailyrecord, transmeton gazetametro.net

Por Savitsky u zemërua pasi Beloguzov vazhdonte t’i tregonte atij si përfundonte libri.
Tani viktima është nën kujdesin intensiv pasi u largua nga stacioni hulumtues i Bellingshausen i Rusisë me një lëndim nga thikë në zemrën e tij.

Savitsky është kthyer në shtëpi në St Petersburg nën arrest shtëpiak dhe është akuzuar për vrasje në tentativë.

Baby Boo