A do të mbyllet kufiri me Kosovën?


Kryeministri Zoran Zaev konsideron se nuk ka arsye për mbyllje të sërishme të kufirit me Kosovën sepse Komisioni për Sëmundje Infektive nuk ka konstatuar se infektimet vijnë nga Kosova, përkundrazi janë brenda vendit. Mirëpo, nëse konstatohet e njëjta, Zaev shtoi se ka arsye për ta mbyllur sërish kufirin.

Zoran Zaev, kryeministër
“Komisioni për Sëmundje Infektive e analizon situatën, dhe konstaton nëse ka apo jo arsye për mbyllje të kufirit. Në rast se infektimi paraqitet për shkak të udhëtimeve me Kosovën, atëherë ka arsye për mbyllje, por në rast se përhapja e virusit vjen nga brenda, atëherë nuk shohim arsye për mbylljen e kufirit”.

Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe mendon se nuk ka nevojë për masa restriktive shtesë. Ndërkaq, tre masat e reja që u miratuan një ditë më parë nga Qeveria, për mbajtjen e maskës edhe në ambient hapur, ndalesa e grumbullimit mbi 4 persona pas orës 22:00 dhe mos pranimi i më shumë se 4 mysafirëve, kanë probleme formalo-juridike dhe të njejtat shtoi Filipçe duhet të zgjidhen.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“Nga aspekti formalo-juridik duhet të ndryshohet Ligji sepse të gjitha këto masa janë të rregulluara me urdhëresë me fuqi ligjore e cila është sjellur në fund të gjendjes së jashtëzakonshme dhe që të mund kjo të realizohet duhet të bëhen ndryshime ligjore. Mënyra më e mirë është që të bëhet përmes amendamenteve të ligjit, i cili tashmë është në procedurë parlamentare, për një gjë tjetër. Kemi folur me deputetët, gjatë ditës së sotme kemi edhe disa konsultime se si do të realizohen ato, me qëllim që për një kohë të shkurtë ta kemi këtë ndryshim në fuqi”.

Filipçe më tej tha se institucionet shëndetësore kanë plan konkret se si të menaxhojnë kapacitetet e spitaleve shtetërore për trajtimin e pacienteve me Covid-19. Fillimisht pacientët do të trajtohen në spitalin modular në Klinikën Infektive, në të cilin janë 72 krevate. Institucioni tjetër është spitali i Kozles. Rreth spitaleve private, theksoi se ato qysh në fillimin e krizës kanë pasur të drejtë të trajtojnë të sëmurë me Coivd-19.

Baby Boo