Një rrugë në New York do ta mbajë emrin “Skënderbeu”


Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka takuar kryetarin e New Yorkut, Eric Adams.

Veliaj ka shkruar në Facebook se një rrugë në New York do të emërohet me emrin e heroit shqiptar kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

“Jam krenar që njëra nga rrugët e qytetit mban emrin “Fan Noli”, e tepër i emocionuar që një rrugë tjetër do të marrë emrin “Skënderbeu” – shenjë e vërtetë e lidhjes sonë të veçantë!”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Përveç emërtimit që do ta marrë rruga e re, një tjetër rrugë në New York e mban emrin “Fan Noli”.

Baby Boo