Një punëtor bie nga ndërtesa 40 katëshe në Prishtinë


Një person (punëtor) ka rënë nga ndërtesa 40 katëshe në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente.. Sa i përket gjendjes së tij shëndetësore akoma nuk ka informacione më të hollësishme. Lajmin për “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci.

“Rreth orës 11:15 është raportuar për një person të rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, ka thënë ai për Reporteri.net.

Baby Boo