Fillon vaksinimi me vaksinën ruse “Sputnik”! Të moshuarit lihen anash, po vaksinohen punëtorët shëndetësorë


130 punëtorë shëndetësorë janë vaksinuar nga ora 8 deri në 13:30 me vaksinën “Sputnik” në Poliklinikën “Jane Sandanski” në Aerodrom. Edhe këto 3.000 doza janë paraparë për stafin mjekësor, duke pasur parasysh numrin e shtuar të të infektuarve, edhe pse paraprakisht ishte paralajmëruar se vaksinat do të dedikohen për të moshuarit dhe për personat që janë vendosur në Shtëpitë e Pleqve. Por, derisa ka interes nga punëtorët shëndetësorë ata do t’i pranojnë vaksinat, kurse me pjesën që do të mbetet do të vaksinohen të sëmurët kronikë dhe të moshuarit. Prilepi është qytet i cili kryeson sipas numrit të të infektuarve dhe pikërisht për këtë arsye vaksinimi filloi me punëtorët e atjeshëm.

“Vaksinimi po zhvillohet sipas renditjes së organizuar. Fillimisht do të vaksinohet personeli mjekësor në vend. Sot, sipas listës ishin punëtorët shëndetësorë nga spitali dhe covid-qendra në Prilep”, tha Sonja Ralleva – mjeke në poliklinikën “Jane Sandanski..
Duke biseduar me të punësuarit që i takuam, erdhëm në konkluzion se ka interes të madh për t’u vaksinuar me “Sputnik”.
“Unë jam Dejan Aleksoski, jam mjek amë dhe sot e pranova vaksinën kundër Covid-19”.

-Pse u vendosët për “Sputnik?”
“Sepse mendoj se është vaksinë e sigurt, do të na japë mbrojtje të mirë dhe do të zgjasë shumë”.
-A mendoni se do të ketë ndikim edhe mbi llojet e tjera të virusit?
“Shpresoj se po”.
“Për “Fajzer” lexuam se ka efekte të padëshirueshme, alergji, të cilën e kam më, prandaj dua të vaksinohem me “Sputnik”, u shpreh një punëtor shëndetësor nga Spitali në “Kozle”.

Vaksinën mund ta pranojnë edhe ata që tashmë janë shëruar nga Covid-19. Por, rekomandohet që vaksina të merret një muaj pasi e kanë kaluar virusin. Mjekja Ralleva, shpjegon se numri i antitrupave është rritur dukshëm te ata që janë vaksinuar me “Fajzer”. Procesi i imunizimit do të vazhdojë edhe ditëve në vijim nga 8 deri në orën 20.

Baby Boo