Një prokuror dhe dy zyrtarë ligjorë pozitiv me koronavirus në Gjilan

Kanë rezultuar pozitiv me koronavirus një prokuror dhe dy zyrtarë ligjorë në Prokurorinë Themelore në Gjilan. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zyrtarja për informim pranë kësaj prokurorie, Liridona Xheladini.
Rezultatet e testimit pozitiv për prokurorin dhe dy zyrtarët tjerë të Prokurorisë Themelore kanë dalur mbrëmë, kur komuna e Gjilanit ka pasur një numër të konsiderueshëm të personave që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, gjithsej 20.

Baby Shop Charli Baby Boo

Zëdhënsja e Prokurorisë, Liridona Xheladini i tha Gazetës Express se gjendja e të infektuarve është stabile dhe janë duke u trajtuar në shtëpi.
“Në Prokurorinë Themelore në Gjilan, më 7 korrik 2020 kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, një prokuror dhe dy zyrtarë ligjor. Për momentin gjendja e tyre është stabile dhe janë duke u trajtuar shtëpi, ndërsa personat që kanë pasur kontakt me të infektuarit janë vetizoluar”, ka thënë Xheladini.

Gazeta Express merr vesh se edhe katër zyrtarë të tjerë të Prokurorisë Themelore në Gjilan janë në pritje të rezultatit për Covid-19.
Nga testimet e ditës së djeshme në laboratorin e IKSHPK’së, 20 persona kanë dalur pozitiv nga komuna e Gjilanit./GazetaExpress/

Restorant Lumare