Një profesor dhe një arsimtar në Kërçovë të infektuar me Covid-19


Në gjimnazin” Drita” të Kërçovës një profesor ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Nga drejtoria e shkollës thanë se profesori nga dita e premte nuk ka qenë ne shkollë, megjithatë ata e kanë njoftuar MASH dhe presin që të ndërmerren hapat e ardhshëm.

Edhe ne shkollën qendrore ” Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në fshatin Sërbicë të Kërçovës një mësimdhënës ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Tv21 kontaktoi drejtorin e shkollës Xhelil Xhelilin i cili e konfirmoi rastin dhe tha se i kanë njoftuar organet kompetente për rastin në fjalë. Edhe pse siç tha ai, mësuesi prej disa ditësh nuk ka qenë në shkollë megjithatë ata kanë marr masat e duhura.

Baby Boo