Publikohen përbërësit e vaksinës Pfizer


Pas disa muajsh pritjeje, vaksina anti-COVID e Pfizer më në fund ka filluar të aplikohet. Edhe pse ata që janë jashtë grupit të parë, punonjësit shëndetësorë dhe banorët e shtëpive të pleqve, nuk do të vaksinohen edhe disa muaj, është e kuptueshme që të gjithë janë të interesuar se cilët janë përbërësit e vaksinës.
Që kur Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave miratoi vaksinën emergjente Pfizer/BioNTech, më 11 dhjetor, përbërësit e saj janë bërë të qasshëm për publikun në internet.

Ja çfarë duhet të dini:
Vaksina bëhet duke përdorur një teknologji të re të quajtur messenger RNA. Edhe vaksina e Moderna-s, e cila mendohet të dalë në treg së shpejti, përdor të njëjtën teknologji.
Messenger ARN funksionon duke koduar pjesë të proteinës spike që ka në sipërfaqen e virusit SARS-CoV-2. Vaksinat e bazuara në mARN përdorin pjesë të proteinave të koduara për të krijuar një përgjigje imune në trup që më pas fillon të prodhojë antitrupa.
Sapo vaksina të sjellë një përgjigje imune në trup, trupi do të eliminojë si proteinën ashtu edhe mRNK-në. Antitrupat do të qëndrojnë në trup, por nuk dihet për sa kohë.

Lista e plotë e përbërësve të vaksinës janë:
mRNK, lipidet, klorur kaliumi, fosfat kaliumi monobazik, klorur natriumi, dehidrat fosfat natriumi dibaz, saharoza
“Elementi thelbësor janë, përveç mRNK, lipidet, yndyrnat që përbëjnë lëvoren e vogël sferike rreth mRNK”, thotë dr. William Schaffner i Universitetit Vanderbilt për Shëndetin.
“Lipidet janë mënyra e dorëzimit të vaksinës në trupin tonë dhe në qelizat tona”, shpjegon eksperti i sëmundjeve infektive, Amesh A. Adalja, nga John Hopkins.

“Lipidet ndihmojnë në mbajtjen e mRNK-së të paprekur dhe të qëndrueshme derisa të hyjë në trupin tonë dhe të fillojnë të bëjë punën e tyre”, shpjegon dr. Schaffner. Pas kësaj, lipidet shpërndahen dhe trupi i largon ato. Prandaj, lipidet janë unike për këtë lloj vaksine, ndërsa pjesa tjetër e përbërësve janë shumë të shpeshtë në vaksina.
Klorur kaliumi, fosfat kaliumi monobazik, klorur natriumi dhe fosfat natriumi dibazik përdoren për të ruajtur stabilitetin e vaksinës, ndërsa saharoza është një stabilizues i zakonshëm.

Ekspertët thonë se përbërësit e vaksinës kanë kuptim dhe nuk ka asgjë tronditëse në listën e përbërësve dhe është plotësisht e sigurt për t’u përdorur.

Baby Boo