Një polic në burgun e Shkupit infektohet me Covid-19


Drejtoria për zbatimin e sanksioneve njofton se një polic i Burgut të Shkupit ka dalë pozitiv me coronavirus dhe se janë marrë të gjitha informacionet për kontaktet që ai ka pasur në vendin e punës.

Ai më 9 dhe 10 qershor, kur nuk ka qenë në punë, ka pasur temperaturë, por mjekja amë nuk ka konsideruar se është e nevojshme që ai të testohet dhe i ka caktuar një terapi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kur ka ardhur në punë më 11 qershor, sipas protokollit, i është matur temperatura, të cilën e ka pasur normale dhe nuk ka pasur arsye për dyshim. Ai është liruar nga detyrimet e punës dhe është lëshuar në shtëpi, ndërsa është biseduar me mjeken e tij amë, në mënyrë që të udhëzohet për testim”.

“Të gjithë kolegët e tij gjithashtu janë udhëzuar për kontrolle tek mjekët amë, pasi më 13 qershor 2020 ai doli pozitiv. Në vendin e tij të punës dhe kolegëve të tij, do të vendosen zyrtarë policorë të tjerë”, thonë nga Drejtoria për zbatimin e sanksioneve.

Ata shtojnë se tek të punësuarit tjerë dhe tek të burgosurit nuk janë vërejtur simptoma të Covid-1 dhe puna zhvillohet pandërprerë.

Baby Boo