Një person është ekzekutuar para disa çastesh në Prishtinë!


Një person është ekzekutuar sonte rreth orës 21:30 në Veternik të Prishtinës.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se disa hajna kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi, ndërsa pronari i saj ka shtënë në drejtim të tyre duke e lënë një të vdekur.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet policore të cilat po merren me hetimin e rastit.

Gazeta Express ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por deri më tash nuk ka arritur ta konfirmojë rastin.

Baby Boo