Gruevski në kërkim, kërkohet heqja e mandatit të deputetit


Pesë kërkesa i janë parashtruar Kuvendit të Maqedonisë për marrjen e imunitetit të deputetit Nikolla Gruevski, i cili tashmë ka fituar azil politik në Hungari.

Mediat maqedonase raportojnë se kërkesat në fjalë do të shqyrtohen në seancën e nesërme të Komisionit për Çështje të Rregullores dhe Mandatit të Imunitetit, me të cilin kryeson Pavle Bogoevski nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

Kujtojmë se Gruevski u dënua me dy vite burg për rastin “Tank”, për blerjen e një mercedezi luksoz. Gruevski akuzohet edhe në lëndët gjyqësore “Trajektorja”, “TNT”, Titanik” dhe “Dhuna në Qendër”, të gjitha këto gjithashtu raste të PSP-së, për të cilat do t’i gjykohet në mungesë. Përveç kësaj, Gruevski është i dyshuar edhe në disa hetime të hapura të PSP-së, midis të cilave “Talir”, “Propaganda”, “Harmonia”./BW/

Baby Boo