Një pengesë e madhe, ja pse Ronaldo nuk mund të transferohet te Bayern


Ditët e fundit në medie po qarkullon lajmi i transferimit të Cristiano Ronaldos te skuadra e Bayern Munich, ku shihet si pasues i Robert Lewandowskit me polakun që dëshiron të largohet në drejtim të Barcelonës këtë verë. Megjithatë një kalim i Ronaldos në Bundesligë do të ishte një risi e vërtetë. Vlen të theksohet se Ronaldo nuk është i lumtur te Manchester United, duke i shtuar edhe faktin që “Djajtë e Kuq” nuk do të luajnë këtë sezon në Champions League, largimi i portugezit duket shumë i mundshëm.

Bazuar raportimeve të medieve gjermane, pavarësisht faktit që Ronaldo mund të largohet nga United, mundësia e kalimit të tij te Bayern është shumë e vogël. Ronaldo merr rreth 29 milionë euro neto në vit te “Djajtë e Kuq” dhe diçka e tillë “do të hidhte në erë” strukturën e pagave te Bayern dhe klubi gjerman kurrsesi nuk mund ta lejojë të ndodhë kjo gjë.

Baby Boo