Një nga personat e përfshirë në vrasjen në Prishtinë, e kishte rrahur Feron në vitin 2018


Arijan Sijarina është një nga personat e përfshirë në përleshjen mes dy grupeve mbrëmë në lagjen Kolovica në Prishtinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një njoftim të fundit, ku dhe ka publikuar foton e tij, bashkë me të dyshuarin tjetër, Fitim Doda, ndërsa kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informatave për ta.

Por, Sijarina nuk është emër i panjohur për publikun dhe organet e drejtësisë.

Në vitin 2018, Sijarina bashkë me disa persona kishin rrahur reperin Fero në lagjen Veterrnik, saktësisht në Parkingun e Albi Mall.

Baby Boo