Një i ri me iniciale M.Z, nga Grejkoci i Suharekës, dyshohet të ketë vdekur në një aksident në Slloveni.
Lajmin e ka dhënë një anëtar i faqes “Marakli t’kerreve” në Facebook, ku edhe i kanë bashkëngjitur fotografinë e të ndjerit.
Koha.net ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ambasadën në Slloveni për të marrë informacione rreth rastit, por asnjë nuk kanë qenë të qasshëm.
Në ndërkohë, lajmin e ka publikuar edhe faqja në Facebook ‘Suhareka Sot’.