Një grua në Malishevë rrihet nga burri, kunati dhe vjehrri


Një grua në Malishevë është sulmuar fizikisht nga burri, kunati dhe vjehrri i saj.

Si pasojë e lëndimeve të marra nga dhuna, gruaja ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkohë, babai me dy djemtë e tij janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje.

E gjithë kjo ndodhi pasditen e së premtes, njofton policia.

Baby Boo