“U.D. është funksion që duhet të zgjasë 6 muaj, te ne zgjat me vite”, thotë Bajrami


Nuri Bajrami nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në “Click 21” tha se funksioni U.D. (Ushtrues Detyre) është një pozicion që duhet të zgjasë gjashtë muaj. Sipas tij, në vendin tonë e njëjta keqpërdoret dhe mund të zgjasë dhjetëra vite.

“Parashikohet që nëse shkarkimi është sipas ligjit, do të thotë nëse ka dhënë dorëheqje, nëse ka vdekur vdekur, nëse janë konstatuar dobësi. Nëse ekziston të paktën një nga parakushtet ose elementet ligjore për shkarkim, atëherë në disa zona ku nuk ka zëvendësdrejtorë, të emërohet ushtrues detyre i drejtorit, maksimumi 6 muaj, në ata 6 muaj duhet të publikohet një shpallje që të mund të zgjidhet drejtori. Nëse ndodh që nuk ka mundësi të zgjidhet dhe nëse procedura është realizuar, ju keni të drejtë ta përsërisni procedurën”, thotë Bajrami.

Baby Boo