Një grua e vdekur gjendet në liqenin e Ohrit


Një trup i pajetë gruaje sot herët në mëngjes është gjetur në ujërat e Liqenit të Ohrit, afër bregut në fshatin Lubanishtë, transmeton Almakos.

Trupin e ka gjetur një kalimtar i rastit i cili menjëherë e ka njoftuar policinë.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik i cili do të nis procedurën e kontrollit në vendngjarje në prezencën e policisë.

SPB Ohër e konfirmoi informacionin pa dhënë detaje për identitetin e viktimës e as për rrethanat se si ka ndodhur incidenti./Almakos/

Baby Boo